Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve
A.B|RTKlive
Njësitet policore nga Stacioni policor në Mitrovicë Veri, sot gjatë një kontrolle rutinore kanë ndaluar një automjet, ku pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar një armë e llojit AK-47, një karikator, pesë fishek të kalibrit 7.62 mm si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave
"Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar personi S.D. 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve’’, njofton Policia e Kosovës.
Këto aktivitete policore pasqyrojnë përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.
"Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë", njofton Policia e Kosovës.























