Dy vajza raportohen të zhdukura për 24 orë
BKT
Kronika

Dy vajza raportohen të zhdukura për 24 orë

E.Hoti RTKlive

 Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Në Ferizaj një vajzë tash e katër ditë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Rasti është në procedurë hetimore.

 Edhe në rastin në Prizren bëhet fjalë për një vajzë, e cila ka dalë nga shtëpia në mëngjesin e së hënës dhe nuk dihet se ku është.

“Është raportuar se nga shtëpia ka dalë viktima femër kosovare dhe nga atëherë nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftim .

Edhe ky rast është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika