Aksident në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, shtatë persona të lënduar
BKT
Foto: Bekim Krasniqi/RTKlive
Kronika

Aksident në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, shtatë persona të lënduar

G.K/RTKlive

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe një autobus, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin për RTKlive.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona,” ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.


MË SHUME NGA Kronika