Dyshohet se tentoi të dhunojë një grua në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje
BKT
Kronika

Dyshohet se tentoi të dhunojë një grua në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Sh.Ç /RTKlive

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më një grua.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30.01.2025, në Fushë Kosovë dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka tentuar të kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika