Sulmoi policin, arrestohet i dyshuari në Gjilan
BKT
Kronika

Sulmoi policin, arrestohet i dyshuari në Gjilan

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas Policisë, i dyshuari ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit në rrugën “Avdullah Tahiri”.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika