Gjendet një trup i pajetë në shtëpinë e djegur në Gjakovë  
BKT
Kronika

Gjendet një trup i pajetë në shtëpinë e djegur në Gjakovë  

RTK

Një trup i pajetë është gjetur brenda një shtëpie që po digjej në Gjakovë, mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç'rast edhe është lokalizuar zjarri.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë mashkull. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.


MË SHUME NGA Kronika