Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

M.M. /RTKlive

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Sikundër bëhet e ditur përmes një njoftim për medie, gjatë një kontrolli në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator me 15 fishekë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, më 11.02.2025, në ora 03:10.

 “Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 11.02..2025 – 03:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator me 15 fishekë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika