Aksident në Rixhevë të Klines, 9 të lënduar, dy prej tyre fëmijë
BKT
Kronika

Aksident në Rixhevë të Klines, 9 të lënduar, dy prej tyre fëmijë

G.K/RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:10 në fshatin Rixhevë të Komunës së Klinës, ku janë përfshirë pesë vetura. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë dy fëmijë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) pesona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajona në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

 


MË SHUME NGA Kronika