Katër raste të dhunës ndaj grave gjatë 24 orëve
BKT
Kronika

Katër raste të dhunës ndaj grave gjatë 24 orëve

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit. Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, dhe Vushtrri, ndërsa të gjitha viktimat janë gra.

Në Prishtinë Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar, pasi që ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje , me të cilën bashkëjetonte.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Në një rast tjetër në Prishtinë është shoqëruar në stacionin policor një burrë, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë,  pas intervistimit me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse në Podujevë është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar presion psikik nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Derisa në Vushtrri është raportuar se viktima femër, pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.


MË SHUME NGA Kronika