Kërkohej për drogë, arrestohet 36 vjeçari në Mitrovicën e Jugut
BKT
Kronika

Kërkohej për drogë, arrestohet 36 vjeçari në Mitrovicën e Jugut

E. H. /RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 36 vjeçarin me inicialet  S.I., pasi që kishte urdhëresë aktive nga gjykata për veprën penale "Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve”. 

Ai është arrestuar nga një njësi policore në Mitrovicën e Jugut.

“Me datë 17.02.2025, rreth orës 21:00, një njësi policore e Stacionit Policor Mitrovicë Jugu ka ndaluar një person dhe pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti kërkohej me urdhëresë të gjykatës andaj personi është arrestuar dhe shoqëruar në polici”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh.


MË SHUME NGA Kronika