Tentim vrasje në Dubravë, viktima u sulmua me thikë
BKT
Kronika

Tentim vrasje në Dubravë, viktima u sulmua me thikë

Sh.Ç /RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një tjetër. Rasti ka ndodhur të mërkurën në Dubravë rreth orës 13:15 duke u iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Pas një mosmarrëveshje në mes dy meshkujve kosovar, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti thuhet se u procedua në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika