Dy të ndaluar për kalim ilegal të kufirit në Zubin Potok e Leposaviq
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të kalimit ilegal të kufirit që kanë ndodhur në Zubin Potok dhe në Leposaviq.
Në fshatin Bubë të Zubin Potokut raportohet se nga njësiti policor është ndaluar vetura me targa të Serbisë.
Sipas Policisë, vetura drejtohej nga një person që po kalonte ilegalisht kufirin.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Po ashtu në fshatin Koshuticë të Leposaviqit është raportuar edhe për një rasat të kalimit ilegal të kufirit.
“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, e që ishte rrugëve ilegale në drejtim të Serbisë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte disa pajisje elektrike për të cilat nuk kishte dokument përcjellës.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori, ndërsa vetura me mall dërgohet në terminal doganor.























