Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë, arrestohen tre të dyshuar
BKT
Kronika

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë, arrestohen tre të dyshuar

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit. Sipas Policisë, tre persona janë arrestuar.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe në Mitrovicën Veriore.

Në Podujevë një grua ka raportuar se ndihet e rrezikuar dhe po përcillet nga bashkëshorti i saj, me të cilin është ndarë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, më 23.02.2025, një burrë ka raportuar se bashkëshortja  e tij, me të cilën është në proces divorci,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se në Pejë, më 22.02.2025, është një  burrë për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Pejë, është arrestuar  një burrë pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase  e Shqipërisë të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Rahovec është arrestuar një person nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në Mitrovicën Veriore një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës ndërsa rasti iniciohet në procedurë të rregullt.

 

 


MË SHUME NGA Kronika