10:22 / 25.02.2025
Vidhet një veturë në Softaj të Ferizajt
V.Th. / RTKlive
Një qytetar ka raportuar për vjedhjen e veturës së tij në Ferizaj. Rasti ka ndodhur në fshatin Softaj, njofton policia.
“Është raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur ankuesit mashkull kosovar veturën me targa vendore. Rasti është nën hetime”, njofton policia në raportin 24-orësh.























