Arrestohet i dyshuari në Jarinjë për krime lufte në Gjakovë
BKT
Foto arkiv
Kronika

Arrestohet i dyshuari në Jarinjë për krime lufte në Gjakovë

M.P / RTKlive

Është arrestuar një person në pikën kufitare të Jarinjës, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

“Sipas hetimeve të kryera nga Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, i dyshuari me iniciale (D.R.) është i dyshuar për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë luftës në Kosovë  (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb”, njofton policia.

I dyshuari është shoqëruar në Policinë e Kosovës, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, ndërkaq është ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika