Dogana e Maqedonisë sekuestron një autobus nga Kosova
BKT
Kronika

Dogana e Maqedonisë sekuestron një autobus nga Kosova

Besnik Iseni / RTK

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se doganierët kanë sekuestruar një autobus me targa të Kosovës, i cili ka bartur rregullisht udhëtarë në linjën Stamboll-Prishtinë.

Autoritetet maqedonase kanë theksuar se autobusi ka qenë i konstruktuar, përshtatur dhe personalizuar posaçërisht për qëllime të fshehjes së mallit.

“Rasti është zbuluar nga doganierët në hyrje të vendit në pikën kufitare Deve Bair”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kronika