Dy të lënduar nga aksidenti në Breg të Diellit
BKT
Kronika

Dy të lënduar nga aksidenti në Breg të Diellit

M.P. / RTKlive

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Bregun e Diellit.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy motoçikletave dhe një automjeti, konfirmon zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 17:00, në kryqëzimin e rrugeve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur nje aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në  QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, konfirmon ajo.


MË SHUME NGA Kronika