Vdes e moshuara në Podujevë nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë
BKT
Kronika

Vdes e moshuara në Podujevë nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë

M.P. / RTKlive

Një grua ka vdekur pas pësimit të sulmit në zemër, pas ndjekjes së saj nga qentë endacak në Podujevë.

Shefi i Urgjencës në këtë qytet, Arben Beqiri, ka konfirmuar për RTKlive se viktima ishte ndjekur nga qentë.

“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër. Mendohet se ka vdekur prej frikës pasi është ndjekur nga qentë, por këtë e përcakton autopsia.  Gruaja ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Ne e kemi rianimuar, e kemi kthyer prapë në jetë, por pas gjysmë ore ka vdekur”, ka thënë ai.

 


MË SHUME NGA Kronika