08:35 / 01.03.2025
Vdiq punëtori që u rrëzua nga ndërtesa në Lipjan
Sh.Ç /RTKlive
Ka vdekur në QKUK personi që ishte rrëzuar nga një ndërtesë derisa po punonte më 25 shkurt. Policia ka bërë të ditur se ai ishte rrëzuar në vendin e punës në Lipjan, e më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK.
Policia pati njoftuar se ishte arrestuar pronarin e objektit.
“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.























