Gjenden në oborrin e një shtëpie kapsolla eksplozivi të pashpërthyera
BKT
Kronika

Gjenden në oborrin e një shtëpie kapsolla eksplozivi të pashpërthyera

Sh.Ç /RTKlive

Një person ka njoftuar të shtunën se derisa po kryente punime në shtëpinë e tij në Llashticë të Gjilanit, në themelin e murit të oborrit ka gjetur një pako metalike në të cilën kishte disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK-së për deminim dhe KFOR-i, që kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv.

Sipas policisë, dyshohet se pakoja i përket një periudhe të vjetër kohore. 

“Ankuesi ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 
 


MË SHUME NGA Kronika