Policia sekuestron armën e gjahut me 30 fishekë në Shtërpcë
BKT
Kronika

Policia sekuestron armën e gjahut me 30 fishekë në Shtërpcë

Sh.Ç /RTKlive

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur ka pranuar informatë se një 21 vjeçar në Sushicë të Shtërpcës posedon armë gjahu pa leje. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me 30 fishekë.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili vendosi që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.


MË SHUME NGA Kronika