09:56 / 03.03.2025
Plagosja në Prishtinë: Viktima në spital, i dyshuari në arrati
N.M. /RTKlive
Një person është plagosur të dielën mbrëma, rreth orës 22:30, në Prishtinë. Sipas policisë thuhet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy persona (pasagjerë) meshkuj të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.
Gjithashtu, bëhet e ditur se hetimet për rastin kanë nisur.























