Shuhet zjarri në Veternik, kishte kapluar edhe Emshirin
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Shuhet zjarri në Veternik, kishte kapluar edhe Emshirin

M.P. / RTKlive

(E plotësuar, 15:16) Zjarri i cili ka përfshirë një zonë të madhe nga lagjia Veternik e deri në Emshir është shuar.

"Nga zjarri është përfshirë zonë e madhe nga Veterniku në Emshir. Zjarri është shuar në ora 14:40", ka konfirmuar Malë Gashi për RTKlive. 
 
Zjarr në Veternik, dyshohet për pakujdesi
 
Zjarri ka kapluar një pjesë të lagjes Veternik në Prishtinë.
 
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ka konfirmuar për RTKlive se ekipet e zjarrfikësve janë në terren, në përpjekje që ta shuajnë zjarrin. 
 
“Ekipet janë duke e shuar zjarrin. Është zjarr fushor. Këto zjarre zakonisht janë nga pakujdesia”, ka thënë ai. 


MË SHUME NGA Kronika