Aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`, katër të lënduar
BKT
Foto arkiv
Kronika

Aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`, katër të lënduar

G.K/RTKlive

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 15:00 në autostradën "Ibrahim Rugova", në drejtimin Suharekë – Duhel.

Në aksident u përfshinë një Audi A3 dhe një kamionetë Mercedes.

"Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet për shkaqet e aksidentit", tha për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. 

Respektoni shpejtësinë e lejuar 

Mbani distancën e sigurisë 

Mos drejtoni automjetin nën ndikimin e alkoolit apo lodhjes 

Përdorni rripat e sigurisë

Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes 

"Çdo veprim i pakujdesshëm mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e të gjithëve," theksoi Hoxha.


MË SHUME NGA Kronika