Një i arrestuar nga grabitja në `Veternik`, disa në arrati
BKT
Zenel Hajrizi| RTK
Kronika

Një i arrestuar nga grabitja në `Veternik`, disa në arrati

Sh.Ç/RTKlive

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një person është arrestuar për grabitjen që ndodhi  në oborrin e një qendre tregtare në Prishtinë. Sipas komunikatës, ai po dyshohet për veprat penale “grabitje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka njoftuar se hetuesit policorë po vazhdojnë ndjekjen e personave që ndodhen në arrati.

“Për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo Prokurori i shtetit është i përkushtuar që në koordinim dhe bashkëpunim me organet e rendit të zbardh çështjen në tërësi”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës është raportuar se në QKUK, është pranuar edhe pacientin e dytë të plagosur me armë zjarri në rastin e grabitjes në “Veternik”. 

Grabitje me armë zjarri në Veternik, plagoset një person

M.P / RTKlive

Një person ka mbetur i plagosur pas një grabitje me armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë. Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”, ka konfirmuar ajo.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë,  janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


MË SHUME NGA Kronika