Arrestohet një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale
BKT
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale

Emine Hoti/ RTKlive

Mbrëmë rreth orës 22:00,  në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë,  është arrestuar një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetë dhe sekuestruar një monitor kompjuteri, një shtëpizë, një laptop dhe një thikë etj.

Personi i arresuar B.G 23 vjeçar me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.


MË SHUME NGA Kronika