Nga një muaj paraburgim për të arrestuarit në aksionin në Mitrovicë
G.K/RTKlive
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur të caktojë një muaj paraburgim për të pandehurit B.H., I.P., O.B., T.R., A.B., SH.S., dhe N.R., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore. Të pandehurit dyshohen për kryerjen e veprave penale që lidhen me armët dhe materialet plasëse.
"Të pandehurëve B.H., I.P. dhe O.B. iu është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale I.“Detyrimi” nga neni 328 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe II.“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31 të KPRK-së, kurse të pandehurëve A.S., T.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31 të KPRK-së", thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Masa e paraburgimit të pandehurëve iu llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Në aksionin e policisë u sekuestruan 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fotrolla për armë dhe 1 DVR.























