Aksident mes tri veturash në Klinë, lëndohen tre persona
BKT
Kronika

Aksident mes tri veturash në Klinë, lëndohen tre persona

M.P. / RTKlive

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Klinë.

Rasti ka ndodhur më konkretisht në mes të tri veturave, konfirmon zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për RTKlive.

“Rreth orës 09.23 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona janë lënduar dhe se të tre janë rrugës për në Emergjencë në Spitalin e Pejës”, ka konfirmuar ai.


MË SHUME NGA Kronika