Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet rëndë këmbësori
BKT
Kronika

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet rëndë këmbësori

M.P. / RTKlive

Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën "Nëna Terezë" në Fushë Kosovë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për RTKlive se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, teksa redaksia jonë ka arritur të ketë fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor", konfirmon Ahmeti. 

Me rastin po merret njësiti i trafikut, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në polici.


MË SHUME NGA Kronika