16:12 / 26.04.2025
Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi futbollistin Jashari
V.Th/ RTKlive
Është arrestuar një person i dyshuar për sulmin fizik ndaj futbollistit Belgin Jashari gjatë një ndeshjeje të futbollit në Obiliq.
Në njoftim thuhet se sipas informacioneve të disponueshme nga policia, më 25 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar në prani të prindit i dëmtuari, lojtari B.J.
Ndërsa më 26 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari M.K., i lindur në vitin 1978.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën penale "Sulmi", dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.























