Aksident mes trenit e veturës në Prishtinë, dy të lënduar
BKT
Foto arkiv
Kronika

Aksident mes trenit e veturës në Prishtinë, dy të lënduar

G.K/RTKlive

Një aksident trafiku mes një veture dhe një treni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. 

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të trafikut rrugor si dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika