Policia arreston dy persona dhe konfiskon 626 gram marihuanë në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia arreston dy persona dhe konfiskon 626 gram marihuanë në Prishtinë

G.K/RTKlive

Njësia e antidrogës në rajonin e Prishtinës ka realizuar operacionin "Banakieri", ku si rezultat janë arrestuar dy persona të dyshuar për shpërndarjen e substancave narkotike.

Operacioni u realizua pas një hetimi disa mujor në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar rreth 626 gram marihuanë, një cigare me të njëjtën substancë, para të gatshme dhe pajisje për matje dhe paketim. Vlera e tregut e substancës së konfiskuar është rreth 3,000 euro.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici për intervistim dhe pas procedurave të nevojshme, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

"Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve, në veçanti atë në nivel rruge.Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë", thuhet në njoftimin e Policisë.  


MË SHUME NGA Kronika