Policia jep detaje ku një punëtori i `Pastrimit` u godit nga vetura
BKT
Kronika

Policia jep detaje ku një punëtori i `Pastrimit` u godit nga vetura

Sh.Ç|RTKlive

Mbrëmjen e djeshme një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë. Për këtë rast nga Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje.

Policia njofton se janë arrestuar dy të dyshuar me dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave.

Ndërsa më pasë lëndime trupore ka pësuar edhe një person i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Për këtë rast ka reaguar edhe Kompania Regjionale e Mbeturinave 'Pastrimi', e cila ka kërkuar nga Policia dhe organet përgjegjëse që ky rast të trajtohet me profesionalizëm dhe seriozitet të lartë, në mënyrë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.


MË SHUME NGA Kronika