09:04 / 09.05.2025
Një e mitur në Leposaviq raporton se është ngacmuar seksualisht
Sh.Ç|RTKlive
Policia ka njoftuar se një e mitur në Leposaviq ka raportuar se është ngacmuar seksualisht.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në Leposaviq. Thuhet se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
“Ankuesja femër kosovare e mitur, ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.























