Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, në gjendje të dehur sulmoi një person
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, në gjendje të dehur sulmoi një person

Sh.Ç |RTKlive

Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar sepse i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar një person tjetër.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të hënën.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që, i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika