09:26 / 01.07.2025
Arrestohet personi që organizonte bixhoz të paligjshëm në Podujevë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dje në Podujevë pasi në lokalin e tij është zbuluar organizim i bixhozit të paligjshëm.
Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer.
Tutje theksohet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet vijojnë.























