Vdes motoçiklisti i cili u përfshi në aksidentin e Pejës
BKT
Kronika

Vdes motoçiklisti i cili u përfshi në aksidentin e Pejës

E.Hoti/RTKlive

Në rrugën Bekim Berisha  në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një çiklisti, ku të dy drejtuesit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Më 30 qershor, QKUK ka njoftuar se drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

Hetimet për saktësimin e rrethanave të aksidentit vazhdojnë.


MË SHUME NGA Kronika