08:36 / 05.07.2025
Arrestohet një personi që u paraqit rrejshëm si polic
Sh.Ç /RTKlive
Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti është paraqitur rrejshëm si zyrtar policor. Arrestimi i tij është bërë ditën e premte, ku policia në shtëpinë e tij ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























