Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje në Deçan
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje në Deçan

M.P. / RTKlive

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ në Deçan.

Më konkretisht rasti ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit, njofton Policia e Kosovës. Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan kanë gjetur dhe sekuestruar katërmbëdhjetë gëzhoja të kalibrit 9 mm,  si prova materiale.

“Pas një pune intensive tё hetuesve me datë, 09-10.07.2025, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, në koordinim me prokurorin e Shtetit është kryer kontroll/bastisje në shtëpitë e personave të dyshuar aty janë gjetur dhe sekuestruar: një (1)  armë pistoletë Sig Sauer mod.365 kal: 9 mm dhe dy karikatorë; një (1) armë pistoletë Stoeger kal: 9 mm dhe një karikator; një (1) armë pistoletë ZVS kal: 9mm dhe një karikator”, njofton policia.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit, janë liruar ne procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika