Voziti pa patentë, gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura
BKT
Kronika

Voziti pa patentë, gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura

E.Hoti/RTKlive

Policia në Ferizaj ka ndaluar një drejtues automjeti i cili po qarkullonte në kundërshtim me vendimin për heqje të patentë-shoferit. Rasti ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën “12 Qershori”, gjatë një patrullimi rutinë të Njësisë së Trafikut.

I dyshuari, B.K., 25 vjeç, u ndalua nga policia ndërsa po drejtonte një veturë të tipit Volkswagen Golf me targa vendore, edhe pse ndaj tij kishte hyrë në fuqi masa e ndalimit të drejtimit të mjetit nga 17.04.2025 deri më 16.07.2025.

“Pas konstatimit të shkeljes, ndaj shoferit është ndërmarrë veprim i menjëhershëm me shqiptim gjobe prej 500 euro, 5 pikë negative, masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura dhe pikëve të akumuluara, është vendosur masë shtesë mbrojtëse prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti i tij.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të shtuara në komunikacion, me qëllim të ngritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve.

 


MË SHUME NGA Kronika