13:04 / 12.07.2025
Policia e ndaloi për kontroll, i gjeti armë zjarri, arrestohet i dyshuari
V.S|RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vënë në pranga një person tek i cili gjatë kontrollit policor i gjetën një armë zjarri.
“Sot rreth orës 01:30 një njësi policore e stacionit të veriut në Prishtinë, ka ndaluar një person në Rr. Selim Berisha, ku të njëjtit pas kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.Personi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor, ku në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.























