Në Prilep daja vret nipin dhe stërnipin 11 vjeç
BKT
Kronika

Në Prilep daja vret nipin dhe stërnipin 11 vjeç

B.Iseni

Dy persona, babë e bir janë vrarë, ndërsa vrasësi më pas ka kryer vetëvrasje mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimeve të para, qytetari 63-vjeçar i Prilepit së pari e privoi nga jeta nipin e tij  43-vjeçar dhe stërnipin 11-vjeçar, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe çështjeve të pazgjidhura familjare, ndërkaq më pas ka kryer vetëvrasje.

Bashkëshortja e të vrarit është paraqitur në polici pasi që ishte e shqetësuar për mungesën disaorëshe të bashkëshortit dhe djalit të saj. 

Ministria e Brendshme njoftoi  se "kur policia mbërriti në shtëpinë e 63-vjeçarit dhe tentoi të hynte brenda, askush nuk iu përgjigj derës, ndërsa pasi policia hyri me forcë, personi hodhi një bombë drejt tyre..

Prokuroria Publike ka kryer inspektimin në vendngjarje, ndërsa trupat janë dorëzuar për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika