Ishte vjedhur në Pejë, policia e gjen veturën në Prishtinë
BKT
Kronika

Ishte vjedhur në Pejë, policia e gjen veturën në Prishtinë

K. K. / RTKlive

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se një veturë e cila ishte vjedhur ditë më parë në qytetin e Pejës është gjetur dje në Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datёn 05.07.2025, ёshtё informuar nga viktima se nё rrugën “Lekё Dukagjini” nё Pejё, nё bodrumin e banesёs, i ёshtё vjedhur vetura e tipit Audi, ku nё brendёsi të veturës ishin edhe dy llaptop, tre mullinj tё kafesë, si dhe njё mjet shpues”, njofton policia.

Sipas njoftimit të policisë vetura është gjetur e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur.

“Pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor Prishtinё, me datёn 14.07.2025, pёrmes rrugёve operative, ёshtё lokalizuar vetura e cila ishte e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu theksohet se nё koordinim me prokurorin e Shtetit, pas procedurave policore, vetura i ёshtё kthyer pronarit legjitim.


MË SHUME NGA Kronika