Për gara me shpejtësi, Policia ndalon dy shoferë në Shtime
BKT
Kronika

Për gara me shpejtësi, Policia ndalon dy shoferë në Shtime

E.Hoti/RTKlive

Njësia e patrullës së Stacionit Policor në Shtime, gjatë patrullimit rutinor, ka identifikuar dhe ndaluar dy automjete që po zhvillonin gara me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar sigurinë publike dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2025, rreth orës 02:00 të mëngjesit, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku të dy shoferët nuk i janë bindur urdhrave të ndalimit nga zyrtarët policorë dhe kanë drejtuar automjetet me shpejtësi të tejkaluar.

Të dy shoferët janë ndaluar dhe ndaj tyre janë marrë masa për shkelje të rëndë të ligjit.

“E.B., 19 vjeç, me leje të drejtimit të huaj, është dënuar me gjobë prej 1000 euro, kurse A.B., 20 vjeç, është dënuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të sjelljeve të rrezikshme në trafik.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme si garat e shpejtësisë, të cilat mund të kenë pasoja fatale për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika