Policia e Trafikut konfiskon 10 motoçikleta në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia e Trafikut konfiskon 10 motoçikleta në Prishtinë

M.Sh/RTKLive

Në kuadër të planit operativ “Siguria në trafik” dhe masave të intensifikuara për zbatimin e rregullave të qarkullimit, Njësia e Trafikut në Kryeqytet ka ndërmarrë sot një aksion të fokusuar te drejtuesit e motoçikletave dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.

Gjatë ditës së sotme janë konfiskuar 10 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, regjistrimit të skaduar, dhe mungesës së kategorisë së duhur të lejes së drejtimit, njofton policia.

Po ashtu, ndaj rreth 15 drejtuesve të tjerë janë shqiptuar gjoba, për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim të qartë: rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët.


MË SHUME NGA Kronika