Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një "ngacmuesi"
BKT
Kronika

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një "ngacmuesi"

RTKlive

Sektori i Hetimeve në kryeqytet, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë një kërkesë publike për ndihmë në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, personi që shfaqet në fotografinë e siguruar nga autoritetet, dyshohet për përfshirje në veprat "Ngacmim" dhe "Sulm".

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij personi, të kontaktojnë menjëherë përmes: Numrit të telefonit: 192 dhe në emailit zyrtar: [email protected].

Nga Policia bëhet e ditur se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë, dhe ndihma e qytetarëve është thelbësore për zbardhjen e rastit dhe vendosjen e drejtësisë.


MË SHUME NGA Kronika