I shqiptohet masa e arrestit të dyshuarit për rastin vrasje në tentativë
V.Th / RTKLive
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë të ditur se mbrëmë, rreth orës 23:15, në rrugën “Ferid Curri”, ka ndodhur një rast i tentativës për vrasje, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima B.H., 36 vjeç, është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, policia ka identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin E.H., mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Ndaj tij është iniciuar hetim për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Gjatë hetimeve, nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri e llojit “Sig-Sauer”, me një karikator dhe tre fishekë, që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.
Policia ka bërë të ditur se veprimet hetimore lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër.























