Gjobiten me nga 1000 euro dy kundërvajtës për gara shpejtësie në Prizren
BKT
Kronika

Gjobiten me nga 1000 euro dy kundërvajtës për gara shpejtësie në Prizren

E.Hoti/RTKlive

Policia në Prizren ka dënuar dy persona me nga 1000 euro gjobë secilin për pjesëmarrje në gara të shpejtësisë, pas identifikimit të tyre përmes një video-incizimi të publikuar në media.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik, rreth orës 02:50, në një rrugë të qytetit të Prizrenit. Fillimisht, secilit kundërvajtës i është shqiptuar gjobë prej 500 euro dhe masë ndaluese për drejtimin e automjetit për 12 muaj.

“Më pas, në përputhje me ligjin dhe pas pranimit të kundërvajtjes nga të dyshuarit, masa ndaluese është konvertuar në gjobë shtesë prej 500 euro, duke e çuar totalin në 1000 euro për secilin personë”, thuhet në njoftim

Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të rregullave të trafikut dhe kujton se pjesëmarrja në gara të shpejtësisë përbën rrezik serioz për jetën e pjesëmarrësve dhe sigurinë publike.


MË SHUME NGA Kronika