16:19 / 25.07.2025
Voziti 150 km/h në zonën 40 km/h, 19-vjeçari dënohet 500 euro në Ferizaj
K. K. / RTKlive
Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar sot një shofer për tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme.
“B.A. (19)i po drejtonte automjetin Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 kilometra në orë”, thuhet në njoftim.
Policia njoftoi se ai është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për dymbëdhjetë muaj dhe përjashtim nga trafiku.
Policia e Ferizajt apelon për kujdes dhe respektim të rregullave në komunikacion.























