Arrest shtëpiak për katër zyrtarë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës
BKT
Kronika

Arrest shtëpiak për katër zyrtarë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës

E.Hoti/RTKlive

Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurve A.B., E.B., A.L. dhe A.K., të cilët dyshohen për veprën penale "Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar", në bashkëkryerje.

Sipas Prokurorisë, gjatë viteve 2018 dhe 2019, të pandehurit, zyrtarë të Komunës së Gjakovës, kanë lëshuar pëlqime për parcelim të paligjshëm të pronës publike dhe kanë regjistruar parcela në kundërshtim me ligjin, duke dëmtuar pasurinë publike dhe favorizuar palë të treta.

Edhe pse Prokuroria ka kërkuar paraburgim, gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme në këtë fazë për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës.

Arresti shtëpiak do të zgjasë deri më 23 gusht 2025, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


MË SHUME NGA Kronika